Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e Dervish Himës, konflikti për pagimin e taksave në perandorinë osmane

2022/08/09 at 2:01 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista e Dervish Himës, konflikti për pagimin e taksave në perandorinë osmane

Nga Aurenc Bebja

“La Turquie” ka botuar, të hënën e 18 prillit 1910, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar Dervish Himën në lidhje me tensionet e brendshme asokohe në Shqipëri.

Çështjet e Shqipërisë

Dje patëm fatin të bisedonim gjatë me Dervish Bej Himën. Ai është një shqiptar me kulturë të lartë, të cilin regjimi i vjetër e kishte ndaluar dhe që jetoi për një kohë të gjatë në Francë dhe Belgjikë në shoqërinë e figurave më të shquara politike. Ai gëzon konsideratën më të lartë në mesin e bashkatdhetarëve të tij. Ai ka pikëpamje shumë të gjera; biseda e tij është sa interesante aq edhe mësimore (udhëzuese).

 Ai kthehet nga Shqipëria ku mori pjesë si delegat i klubit “Bashkimi” të Kostandinopojës në kongresin shqiptar të Manastirit. Ai ka vizituar krahinat ku gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur ngjarjet që ka ndjekur e gjithë Evropa, jo pa një farë shqetësimi.

 Ndërsa e pyetëm se cilat janë shkaqet e trazirave aktuale në Shqipëri :

“Shkaqet ? u përgjigj ai. Thoni më mirë shkaku. Sepse ka vetëm një. Qeveria — ose më mirë të themi Guvernatori i Përgjithshëm Mazhar Beu — bëri gabimin shumë të madh duke dashur t’u impononte shqiptarëve pagesën e detyrimeve të importit dhe taksave të tjera që materialisht është e pamundur t’i paguash. Në lokalitetet ku është zhvilluar kryengritja kundër këtij pretendimi të pushtetit qendror, banorët fatkeq, mbajeni mirë shënim, banojnë në kasolle. Ata udhëtojnë dyzet apo pesëdhjetë kilometra pranë qytetit më të afërt për të blerë objektet dhe mallrat më të nevojshme. Dhe ne duam që ata t’i nënshtrohen menjëherë taksave, të cilat për ta janë një risi e pakuptueshme, ngacmuese dhe e padrejtë ? Malësorët e Shqipërisë së Epërme e patën paguar gjithmonë taksën në një formë tjetër. Ata nuk e kuptojnë sistemin e sotëm. Le të udhëzohen së pari, le t’u sqarohet se është e nevojshme që secili anëtar i komunitetit politik të paguajë pjesën e tij të shpenzimeve të përbashkëta. Kjo pjesë, për më tepër, duhet të jetë në raport me aftësitë e supozuara të tatimpaguesve. Megjithatë, aftësia e taksapaguesit shqiptar në rajonet ku shpërtheu kryengritja është pothuajse e parëndësishme. Pushka e Xhavit Pashës e zvogëloi atë (kryengritjen) në minimum dhe madje e asgjësoi. Nëse shqiptarët nuk pranuan të paguanin, kjo ndodh sepse ata ishin vërtet të paaftë për të dhënë atë që u kërkohej.

Pikërisht ky është shkaku i vetëm i lëvizjes aktuale në rajonet e Pejës, Prizrenit etj. Megjithatë, është pohuar se ishte për shkak të ngacmimeve të huaja. Është thjesht qesharake. Për shekuj, Shqipëria në tërësi, Shqipëria e Veriut si dhe Shqipëria e Jugut, ka qenë mburoja më e fortë e Perandorisë Osmane kundër pushtimit të huaj, kundër depërtimit sllav, austriak, italian etj. Shqiptarët e derdhën gjakun e tyre bujarisht në të gjitha fushat e betejës ku sinjalizohej guximi i osmanëve. A është e nevojshme të kujtojmë, që të mos kthehemi më tej e të flasim për shërbimet dhe lavdinë e Qyprillinjve, për shembull, pesë anëtarë të të cilëve ishin, nga viti 1656 deri në 1710, zotër të politikës osmane; A është e nevojshme të kujtojmë, them unë, se shqiptarët ishin mbrojtësit më trima të atdheut osman gjatë Luftës së Krimesë, Luftës Ruso-Turke, Luftës Greko-Turke ? Me gjakun e tyre ata gjurmuan emrin e tyre në shkëlqimin e historisë së Turqisë.

Thuhet edhe sot, për të shpjeguar kryengritjen aktuale dhe veçanërisht ekspeditën e parashikuar, se shqiptari ëndërron të shpallë pavarësinë e tij. Kjo është një tjetër shpikje groteske. Shqiptarët e dinë shumë mirë se interesi i tyre jetik është të jenë pjesë, ashtu si kombësitë e tjera, as më shumë e as më pak, në trupin e madh të Perandorisë Osmane. Ne jemi vetëm një popull i vogël i ekspozuar ndaj lakmisë së kombeve të mëdha. Ne jemi të vetëdijshëm se, të lënë në duart tona, do të ishte e vështirë për ne t’u rezistonim këtyre orekseve. Nga ana tjetër, nga pikëpamja ekonomike, ne kemi interesin më të madh për të qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Më në fund, ndjenjat tona na lidhin në mënyrë të pazgjidhshme me këtë atdhe osman, i cili është i yni për gati pesë shekuj. Për fat të keq qeveria nuk e kupton ose nuk dëshiron të kuptojë situatën në të cilën ndodhemi dhe çfarë jemi të aftë të bëjmë nëse na vënë lakun në fyt.

Dëshira jonë e vetme është që përmes kulturës intelektuale të ngrihemi në nivelin e kombeve të tjera. Le të krijojmë shkolla në vendin tonë, të zhvillojmë, me anë të mësimit, inteligjencën e natyrshme, aq të gjallë e aq të shpejtë, që e kanë shqiptarët dhe do të jemi të kënaqur. Shqipëria dikur prodhoi burra emri i të cilëve ndriçon historinë. Ajo mund të përbëjë edhe sot një qendër të fuqishme intelektuale. Por le ta ndihmojmë atë të rigjenerohet. Veziri i Madh tha, me sa duket kohëve të fundit, se Shqipëria është një nga xhevahirët më të bukur të Kurorës Perandorake. Por këtë xhevahir të mrekullueshëm, po e lënë në baltë. Shqipëria dëshiron të shkëlqejë sërish në botë në vend që të lëngojë në terrin e injorancës dhe obskurantizmit. Kjo është ajo që ne duhet të kuptojmë këtu. Ekspeditat ushtarake ngjallin vetëm tensione : dhe mund të thuhet, për shembull, se operacionet e përgjakshme të Xhavit Pashës kanë shkaktuar pakënaqësi aq të fortë sa që do të jetë e vështirë të fshihet nga mendja e brezave të sotëm. Dhe pastaj, a nuk e kupton qeveria se të masakrosh shqiptarët do të thotë t’u hapësh rrugën fqinjëve sllavë dhe austriakë që do të nxitojnë të pushtojnë këtë rajon të shpopulluar ? Këtë, ndër të tjera, e presin serbët. Prandaj nuk duhet të përpiqemi të nënshtrojmë shqiptarët me forcë të armatosur; është nga bindja, nga lufta kundër injorancës, nga zhvillimi i mësimit (arsimit). Këtë nuk e kanë ndjerë qeveritarët dhe drejtuesit ushtarakë të dërguar deri tani në Shqipëri. Mbetet të shpresojmë që komandanti i ri Shefqet Turgut Pasha, i cili është një njeri me inteligjencë të lartë dhe pikëpamje shumë të gjera, do të heqë dorë nga procedurat e përdorura nga paraardhësit e tij dhe se do ta bëjë qeverinë e Kostandinopojës të dëgjojë zërin e urtësisë dhe modestisë. Është mjeti i vetëm i paqëtimit.

Por, shikoni, na lëndojnë në mënyrë të sikletshme ndjenjat dhe aspiratat tona, edhe në çështje që do të dukeshin më të mundshme për t’i shpëtuar ndërhyrjes së qeverisë. Kështu çështja e alfabetit u bë një çështje politike osmane.

Megjithatë, shumica dërrmuese e shqiptarëve, besnikë dhe të përkushtuar ndaj atdheut osman, janë të lidhur me karakteret latine që kanë marrë nga të parët e tyre, të cilat i gjejnë në shprehjen e shkruar të mendimeve të tyre. Është thënë, në këtë drejtim, se mbajtja e shkronjave latine do të favorizonte zhvillimin e ndikimit italian — apo edhe të ndikimit francez — në Shqipëri, diçka që duhej shmangur. Është thjesht qesharake. Shqiptarët, dhe e kam fjalën për shqiptarët e të gjitha besimeve, myslimanë, ortodoksë, katolikë, janë të gatshëm të zmbrapsin ndërhyrjen e huaj, në çfarëdo forme që të vijë. Ne nuk i kthejmë sytë as nga Roma, as nga Vjena, as nga Athina; i kthejmë drejt Kostandinopojës; prej andej presim shpëtimin dhe prosperitetin e vendit tonë. Por ne duam të ruajmë traditat tona, të gjithë duam, me përjashtim të disa klerikëve fanatikë, të ruajmë karakteret që paraardhësit tanë kanë përdorur për të marrë edukimin e tyre modest. Qeveria, në vend që të mbante anë kundër nesh në këtë çështje dhe të donte të na impononte karakteret arabe që, me pak fjalë, janë vetëm shenja të transmetimit të mendimit, jo më të shenjta se të tjerët, qeveria duhet të kishte respektuar ndjenjën tonë kombëtare dhe dëshirën tonë të shprehur qartë. Ajo nuk e bëri, ky ishte një gabim i madh.

Dhe është, po e përsëris, një gabim edhe më i rëndë sesa të duan të nënshtrojnë aspiratat tona kombëtare me dhunë. Ne jemi nënshtetas besnikë të Perandorisë; ne nuk do të jemi kurrë sllavë, italianë apo austriakë. Ne do të jemi gjithmonë shqiptarë, nënshtetas osmanë. Por të paktën të na trajtojnë si të tillë dhe jo të përbuzin. Le të merren parasysh vështirësitë në të cilat luftojmë, ekonomikisht, moralisht, intelektualisht; le të merren parasysh edhe shërbimet që kemi dhënë me shekuj dhe le të na vijnë në ndihmë…”

 Dervish Hima na tregon ende një mori gjërash të tjera interesante, të cilave u propozojmë t’u rikthehemi.

https://www.darsiani.com/la-gazette/1910-konflikti-per-pagimin-e-taksave-kontributi-i-shqiptareve-ne-perandorine-osmane-alfabeti-latin-intervista-ekskluzive-e-dervish-himes/

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ju sugjerojmë

I akuzuar nga SPAK për tre vepra penale, Ahmetaj shfaqet në Parlament
Politikë

I akuzuar nga SPAK për tre vepra penale, Ahmetaj shfaqet në Parlament

30 Mars, 2023 4:16 pm
Opinion/ Kur të dominon pasioni!
Emisionet

Opinion/ Kur të dominon pasioni!

30 Mars, 2023 4:02 pm
U godit nga rrufeja teksa luante golf, ndërron jetë në spital 56-vjeçari
Bota

U godit nga rrufeja teksa luante golf, ndërron jetë në spital 56-vjeçari

30 Mars, 2023 4:01 pm
I dënuar me 24 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari
Aktualitet

Vidhte llogari në Facebook dhe kërkonte para nga familjarët, i riu përvetësoi 100 mijë €

30 Mars, 2023 3:55 pm
U shtrua në spital me infeksion të frymëmarrjes, si është gjendja shëndetësore e Papës
Bota

U shtrua në spital me infeksion të frymëmarrjes, si është gjendja shëndetësore e Papës

30 Mars, 2023 3:19 pm
VIDEO/ Mbretit Charles i ndodh incidenti në vizitën e tij të parë në Gjermani
Bota

VIDEO/ Mbretit Charles i ndodh incidenti në vizitën e tij të parë në Gjermani

30 Mars, 2023 3:08 pm
Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal për spiunazh
Bota

Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal për spiunazh

30 Mars, 2023 2:41 pm
Largimi i hipopotamëve të Pablo Escobar nga Kolumbia kushton plot 3.5 milionë dollarë
Bota

Largimi i hipopotamëve të Pablo Escobar nga Kolumbia kushton plot 3.5 milionë dollarë

30 Mars, 2023 2:40 pm
20-vjeçarja me autizëm ushtron dhunë ndaj nënës: Nuk e lë, do ta pranoj siç është
Sociale

20-vjeçarja me autizëm ushtron dhunë ndaj nënës: Nuk e lë, do ta pranoj siç është

30 Mars, 2023 2:11 pm
Nënë e bir gjenden të vdekur brenda banesës në Itali, ja çfarë dyshon policia
Bota

Nënë e bir gjenden të vdekur brenda banesës në Itali, ja çfarë dyshon policia

30 Mars, 2023 2:05 pm
Para
Rama në Turqi,merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik

Rama në Turqi,merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik

Lezhë/Gjendet i pajetë 46-vjeçari, fqinjët njoftuan policinë pasi ndjenë erën e keqe

Lezhë/Gjendet i pajetë 46-vjeçari, fqinjët njoftuan policinë pasi ndjenë erën e keqe

U kap rreth 1 ton drogë, mediat italiane nxjerrin pamjet, zbulohet destinacioni

U kap rreth 1 ton drogë, mediat italiane nxjerrin pamjet, zbulohet destinacioni





TE FUNDIT

I akuzuar nga SPAK për tre vepra penale, Ahmetaj shfaqet në Parlament

I akuzuar nga SPAK për tre vepra penale, Ahmetaj shfaqet në Parlament
30 Mars, 2023

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur ditën e sotme në Kuvend pas akuzave të ngritura nga SPAK për çështjen e inceneratorëve....

Lexo më shumë

Opinion/ Kur të dominon pasioni!

Opinion/ Kur të dominon pasioni!
30 Mars, 2023

Të mërkurën (29 Mars 2023), në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me temën “Kur të dominon pasioni!”. Bëhet fjalë për ata...

Lexo më shumë

U godit nga rrufeja teksa luante golf, ndërron jetë në spital 56-vjeçari

U godit nga rrufeja teksa luante golf, ndërron jetë në spital 56-vjeçari
30 Mars, 2023

Babai i tre fëmijëve u godit nga rrufeja teksa po luante golf, ndërron jetë në spital. Dirk Kotze, 56 vjeç,...

Lexo më shumë

Vidhte llogari në Facebook dhe kërkonte para nga familjarët, i riu përvetësoi 100 mijë €

I dënuar me 24 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari
30 Mars, 2023

Një 28-vjeçar që vidhte llogaritë në rrjetin social facebook, të personave të ndryshëm nga Kosova, dhe i përdorte ato për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com