Sport

Interi fiton 6-2 përballë Crotones, merr kryesimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 03/01/21 |
Opi Nion

Interi ka fituar 6-2 në ndeshjen përballë Crotones, në takimin e parë të Serie A për vitin 2021.

Pjesa e parë e lojës u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë që pjesa e dytë, u dominua totalisht nga zikaltrit, të cilët arritën një fitore në avantazh të thellë.

Vlen të theksohet fakti se Lautaro Martinez ishte autor i tre golave në këtë ndeshje, ndërkohë që Lukaku u detyrua të lërë fushën në minutën e 75-të për shkak të një tërheqjeje. Me këtë fitore, Interi merr përkohësisht kryesimin, në pritje të rezultatit të ndeshjes mes Beneventos dhe Milanit që do të nisë në orën 18:00./Opinion.al

Pas