Bota

Indi/ 10 foshnje humbin jetën si pasojë e zjarrit në një spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:10 - 09/01/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi. Një zjarr që ka përfshirë njësinë e kujdesit intensiv për foshnjat e sapolindura ka shkaktuar vdekjen e 10 foshnjeve.

Ngjarja ka ndodhur në spital në Land Maharashtra, në orët e para të së shtunës. Ndërkohë, një kirurg i këtij spitali është shprehur se nga zjarri kanë shpëtuar shtatë foshnje.

Lidhur me ngjarjen, policia shprehet se zjarri në njësinë e kujdesit intensiv dyshohet se erdhi për shkak të një defekti elektrik./ Opinion.al

Pas