Aktualitet

Lezhë, reshjet çajnë në mes rrugën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 09/01/21 |
Opi Nion

Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shembur një pjesë të një që lidh Njësinë Administative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.

Rrëshqitjet e dherave kanë bërë që rruga të ndahet në dy pjesë, gjë e cila ka bërë që rruga të jetë tërësisht e pakalueshme për automjetet.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Lezhë, ndërsa zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje./ Opinion.al

Pas