Aktualitet

“Incidenca rritet me 5 herë”/Çfarë njoftoi Komiteti Teknik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 25/08/21 |
Opi Nion

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19 në vend. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka njoftuar se incidenca është rritur me 5 herë por masat anti-Covid nuk kanë ndryshuar.

Fico theksoi se duhen zbatuar me rigorozitet ato masa që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena.

“Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792, që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara.

Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë. Masat anti-Covid nuk ndryshojnë”, tha Fico.

 

 

 

 

Pas