Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat s’ndryshojnë, problem zbatimi i tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 25/08/21 |
Opi Nion

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat anti-Covid. Në konferencën e sotme, zv ministrja Mira Rakacolli theksoi se problem mbetet zbatimi i tyre me rigorozitet, teksa u bëri thirrje qytetarëve për tu vaksinuar.

Këtyre indikatorëve i përgjigjet mirë niveli i masave që ne i kemi në fuqi. Situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtin nivel masash por duke i zbatuar me përgjëgjshmëri dhe rigorozitet”, tha Rakacolli.

Masat që janë në fuqi:

Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, sidomos në aeroporte.

Grumbullimet në ambientet e jashtme do vazhdojnë të jenë të lejuara deri në 50 persona.
Ora policore do vazhdojë të mbetet në fuqi 00:00-06:00 dhe muzika deri në 23:00. Vijojnë të lejohen aktivitetet sportive, teatro, me kapacitete të reduktuara deri në 30%.

Ne mendojmë se nëse këto protokolle zbatohen me rigorozitet dhe nëse vazhdojmë të vaksinohemi, situata mbahet nën kontroll. Vaksinimi dhe zbatimi i masave janë të vetmet mënyra që ne mundet të kontrollojmë infeksionin dhe të mos përballemi me valë të tjera”, tha zv.ministrja Rakacolli./Opinion.al

Pas