Aktualitet

Inceneratorët, Arben Kraja: SPAK ka nën hetim ministra dhe deputetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 12/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, deklaron se aktualisht SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve.

Gjatë një interviste në RTSH, Kraja ka bërë një vlerësim të punës së SPAK, ndërsa ka vlerësuar dhe bashkëpunimin me autoritetet e huaja.

“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë. Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 milion e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë. Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin. Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite. Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. Kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vettingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore. Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve. Kemi çështje të Gërdecit që është rihapur”, tha Kraja.

Pas