Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imzot Angelo Massafra uron Krishtlindjen

2020/12/23 at 11:43 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Imzot Angelo Massafra uron Krishtlindjen

Sot Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar të gjithë besimtarët në prag të Krishtlindjes.


Këtë vit festa do të jetë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Arqipeshkvi i Shkodrës e ka cilësuar pandeminë një hije të zezë që po përpiqet të pengojë “dritën e festës” në këto ditë shënuara për besimtarët.

Urimi i plotë:

“Fort të dashur,

Mbërriti koha e haresë, dita e festës për të përkujtuar ngjarjen që ka ndryshuar botën: lindjen e një Fëmije, Juzusi, Shpëtimtari ynë. Sivjet, për fat të keq, kujtimi i Lindjes së Jezu Krishtit shënohet prej vuajtjes fizike, psikologjike dhe ekonomike, që pandemia ka shkaktuar në krejt planetin dhe në shqipërinë tonë një hije e zezë që dritat e festat me zor arrijnë ta largojnë.

Edhe këtë vit, do të vijë momenti kur do të fiken dritat e zbukurimeve, por nuk do të fiket drita e shpresës te ai që nuk do të jetë ndalur vetëm te aspektet e jashtme të kësaj feste. Ai që, i shtyrë prej fesë, ndërsa do ta ketë pranuar Jezusin si “dritën e vërtetë që shndrit çdo njeri” (krh. Gjn 1, 9) do të vazhdojë ta shijojë këtë dritë edhe kur do të fiken të gjitha dritat e tjera. Ai që ngrohet prej kësaj Drite, nuk i druhet të ftohtit që lë çdo kthim në normalitet, pasi e di se do të ngrohet prej burimit të shpresës.

Drita e Krishtit nuk verbon me arrogancë, siç bëjnë dritat tona artificiale, por Drita e Krishtit i jep formë dhe ngjyrë realitetit, edhe kur ai është i trishtë dhe i dhimbshëm, me qëllim që me shikimet tona ta përkëdhelim me butësi dhe dhembshuri atë. Në fakt, shpresa e vërtetë, nuk është qorre: por, ndërsa dallon realitetin e dhimbjes, di t’i kërkojë ndihmë fesë për ta lexuar këtë realitet me sytë e Hyjit, që janë sytë e një Ati të mirë dhe të mëshirshëm; di t’i drejtohet dashurisë që na vë në lëvizje për t’u kujdesur për veten tonë dhe për të tjerët me të njëjtën dashuri me të cilën Hyji kujdeset për të gjithë ne.

Urimi im për këtë Krishtlindje të Zotit 2020 është që kremtimi i kësaj feste, ndërsa na kujton “Kush është Jezusi që kremtojmë”, na bëftë që të rritemi në shpresë, për ta parë pa ankth këtë moment kaq të vështirë që jemi duke kaluar; na bëftë të fortë në fe, për ta përballuar këtë moment me besimin e atij që vë çdo siguri në Provaninë e Hyjit dhe në fuqinë e tij; na bëftë punëtorë të dashurisë, nëpërmjet respektit ndaj të afërmit dhe përkujdesjes ndaj sigurisë së tij, si dhe nëpërmjet veprave të mëshirës shpirtërore dhe trupore.

Një mendim të veçantë ua drejtoj të gjithë juve që po vuani për shkak të kësaj sëmundjeje në shtëpi apo në spital, të humbjes së njerëzve tuaj të afërm, të vështirësive tuaj ekonomike që rrjedhin nga pandemia; në lidhje me këtë, një ftesë të veçantë dua t’ua drejtoj të gjithë juve që jetoni me tregti, me qëllim që të mos e vështirësoni këtë situatë duke ngritur çmimet, sidomos të mallrave të nevojës së parë si edhe të ilaçeve. Kujtoj në lutjen time personat e moshuar dhe të vetmuar, si dhe të burgosurit që të mos e humbasin shpresën për një jetë më të mirë dhe më të virtytshme.

Përshëndes juve, politikanët dhe qeveritarët e Shtetit tonë, në nivelin Qendror dhe Vendor, duke ju ftuar të gjithë që të jeni shembull për interesimin që duhet të tregoni ndaj të mirës së përbashkët dhe ndaj më nevojtarëve, si përshëndes edhe të gjithë juve burrat e gratë e kulturës, ju ftoj që ta doni më shumë këtë popull tonë duke bashkëndarë dhe duke përçuar jo vetëm informacione, por edhe pasion për të bukurën dhe të mirën. Për secilin prej jush, katolikë, ortodoksë dhe krishterë, i kërkoj Jezusit Fëmijë çdo hir e bekim prej Qiellit: Ai që është Hiri i Hyjit shfaqur në botë (krh. Tit 2, 11) realizoftë në secilin prej nesh shpëtimin që ka sjellë me Lindjen e Vet.   Urime të gjithëve. Për shumë vjet Krishtlindjen”,-tha Massafra./ Opinion.al

Etiketa: Imzot Angelo MassafrakrishtlindjeURIMI


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Çfarë diskutoi Meta me ambasadoren e SHBA në takimin e sotëm?

Meta: Koha për të refuzuar falsitetin, të rinjve nuk iu jep asnjë mundësi

Francë/ Vrau tre policë, gjendet i pa jetë autori

Francë/ Vrau tre policë, gjendet i pa jetë autori

Rindërtimi/ Ahmetaj: Laçi do të vendosë një standard të ri jetese

Rindërtimi/ Ahmetaj: Laçi do të vendosë një standard të ri jetese
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}