Kronikë

Igumenicë/Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufi, arrestohet shoferi shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 20/08/21 |
Opi Nion

Rreth 50 kg marijuanë janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke në Filat, Igumenicë.

Autoritetet kanë ndaluar një mjet dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg e 280 gram marijuanë dhe 19 pako të vogla me 1 kg e 917 gram hashash çokollatë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i makinës, shtetas shqiptar i cili rezultoi pa patentë. Sakaq, bëhet me dije se në kërkim është shpallur një grek që rezulton të ketë marrë mjetin me qera nga një kompani makinash të përdorura./Opinion.al

 

Pas