Kronikë

Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 automjete, disa të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 20/08/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Fier-Levan.  Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

“Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./Opinion.al

 

Pas