Bota

Talebanët qëllojnë një civil gjerman rrugës për në aeroportin e Kabulit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:59 - 20/08/21 |
Opi Nion

Një shtetas gjerman është qëlluar ndërsa po përpiqej të arrinte në aeroportin e Kabulit.

BBC raporton se sipas një zëdhënëseje të qeverisë gjermane, civili do të evakuohet së shpejti. “Atij po i jepet kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha ajo.

Në ambientet e jashtme të aeroportit vazhdojnë të ketë grupe të mëdha njerëzish ndërkohë që talebanët po pengojnë qytetarët të largohen nga vendi.

Agjencia gjermane e shtypit DPA citon një mesazh nga ambasada gjermane për këdo që përpiqet të hipë në një fluturim, duke paralajmëruar konfuzion dhe incidente të mundshme të armatosura te porta e aeroportit të Kabulit.

“Qasja në aeroport është për momentin e mundur, por ndërkohë portat mund të bllokohen nga momenti në moment se shumë njerëz po përpiqen të largohen me familjet e tyre,” thuhet në mesazh.

Qindra gjermanë ende raportohet të jenë në Afganistan dhe ushtria po planifikon të dërgojë dy helikopterë në kryeqytet për të kryer evakuimin e tyre./Opinion.al

Pas