Kryesore

Shifra më e lartë e infektimeve, Kosova regjistron 2.250 raste me Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 20/08/21 |
Opi Nion

Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar sërish ditën e sotme në Kosovë, ndërkohë që po qarkullon varianti “Delta”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë regjistruar 2.250 raste me koronavirus, pas testimit të 11.814  mostrave.  Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që është regjistruar që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 4 persona. Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 154 qytetarë.

Kosova regjistron 16.341 raste aktive../Opinion.al

Pas