Aktualitet

Udhëtoni drejt Italisë apo Greqisë? TIA: Masat për secilin vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 20/08/21 |
Opi Nion

Tirana International Airport ka njoftuar kushtet e udhëtimit drejt Italisë dhe Greqisë për shtetasit shqiptarë.

Në një njoftim për mediat, TIA rikujton që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.  Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, qytetarët nuk mund të udhëtojnë.

Po ashtu theksohet se personat që duan të udhëtojnë drejt Italisë duhet të paraqesin rezultatin e testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Ndërsa për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: Test COVID, një dëshmi që personi e ka kaluar Covid-19 ose çertifikata e vaksininimit.

Njoftimi

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë , ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

  1. Test COVID, ose
    2. Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
    3. çertifikata e vaksininimit

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport

 

Pas