Bota

Identifikohet ne Greqi mutacioni afrikan i Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 31/01/21 |
Opi Nion

Zëvendës Ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias ka qenë sot në Selanik në bazën e emergjencave, pas raportimit për mutacionin afrikan të Covid, identifikuar në këtë zonë.

Sipas Cnn grek, rastet e identifikuara me mutacionin e Afrikës së Jugut janë zbuluar tek priftërinjtë. Këto janë raportimet e para për mutacionin afrikan në Greqi, ndonëse të paktën 66 shtame të mutacionit britanik të koronavirusit janë tashmë prezentë.

Greqia raportoi sot 484 raste të reja të Covid 19, nga të cilat 10 janë identifikuar në pikat kufitare. Ndërkohë, në vend janë shënuar 17 humbje jete./Opinion.al

 

Pas