Kronikë

I zë pritë policit që e kishte arrestuar, pranga të riut në Gramsh


               Publikuar në : 20:36 - 19/08/19 |
Al Do

Dy të rinj në Gramsh janë arrestuar pasi i zunë pritë një polici i cili kishte shoqëruar njërin prej tyre në komisariat një natë më parë.

Gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh mbrëmjen e së dielës, policia kishte shoqëruar në komisariat një 25-vjeçar pasi ishte konfliktuar me disa persona. Pas përfundimit të procedurave në komisariat i riu ishte lënë i lirë. Por gjatë ditës së sotme ai në bashkëpunim me një 24-vjeçar i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar një natë më parë dhe kanë tentuar ta godasin.

Në ndihmë të policit ka ardhur Patrulla e Përgjithshme e cila ka ndaluar dhe ka arrestuar dy shtetasit me iniciale E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, të dy banues në Gramsh.

Mbi ta tashmë rëndojnë veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas