Sport

Sarri shqetëson Juventusin, mund të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit


               Publikuar në : 22:04 - 19/08/19 |
Al Do

Maurizio Sarri po kurohet për pneumoni. Trajneri 60-vjeçar i Juventusit është konstatuar se ka marrë një të ftohmë të rëndë dhe ka kaluar mëngjesin e së hënës në qendrën e ekipit.

Gjatë fundjavës ai humbi një miqësore kundër Triestina për shkak të asaj që fillimisht mendohej se grip.

Pasi nuk ishte ndjerë mirë, testimet e mëtejshme diagnostikuan pneumoni dhe vetë klubi ka konfirmuar se Sarri ka nisur të kurohet.

Juventus do të luajë në transfertë me Parmën për ndeshjen e tyre të hapjes në Serinë A të shtunën dhe nuk është e qartë nëse Sarri do të jetë i pranishëm. /Opinion.al

Pas