Aktualitet

I sëmurë me COVID, dërgohet në Turqi drejtori i Kufirit në Gjirokastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 12/10/20 |
Al Do

Drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco është dërguar me urgjencë drejt Turqisë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë e COVID-19.

Joco kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 pesë ditë më parë por nuk kishte pranuar të merrte mjekime. Për pasojë gjendja e tij u rëndua dhe një ditë më parë u dërgua në urgjencën e Infektivit pasi humbi ndjenjat me nivel shumë të ulët oksigjeni në gjak.

Ai kaloi direkt në terapi intensive ndërsa sot autoritetet e Policisë së Shtetit e dërguan me urgjencë drejt Turqisë në klinikën e Ozonografisë në Stamboll për kurim të specializuar.

Ndërkaq, në orët e fundit edhe dy punonjës policie të forcave “Shqiponja” janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se dy efektivët janë kontakte të policit të konfirmuar më herët./ Opinion.al

Pas