Një makinë tip “Benz” është djegur pothuajse plotësisht, gjatë natës së kaluar, në Sarandë.
Bëhet me dije se mjeti me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi, në fshatin Gjashtë të Sarandës, teksa kur ka shpërthyer në flakë.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit dhe s’ka një njoftim zyrtar, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet./Opinion.al