Kryesore

I ndryshuan ulësen në Kuvend, Baçi: Në fund të klasës, si nxënës i dënuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 27/01/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka shprehur shqetësimin e ndërrimit të vendit të tij në sallën e Kuvendit.

Ai tha se kur kishte shkuar në sallën e Kuvendit kishte parë se dikush i kishte ndryshuar ulësen pa dijeninë e tij dhe në atë vend ishte vendosur një emër tjetër.

Baçi akuzoi kreun e PD, Lulzim Bashën për këtë veprim të ndodhur dhe si penge të mazhorancës.

Në fakt doja t’ju thoja se në seancën e kaluar, kemi një sinjalizues këtu përpara ku ne kërkojmë fjalën. Ju ose bëni sikur nuk shikoni, ose neglizhoni. Është në detyrimin tuaj që të zbatoni rregulloren dhe të na jepni fjalën kur e kërkojmë. Duhet të çohemi në këmbë ose të bërtasim për të marrë fjalën. Do e bëjmë këtë nëse nuk na kushtoni vëmendje. Të hënën kur erdha këtu, gjeta emrin e dikujt në vendin tim. Ndoshta zoti Basha mund të sjellë shkresa që të ndërrojmë vendet si nxënës dhe ju duhet të dënoni një nxënës për ta nxjerrë në rreshtin e fundit. Para se të bëni përjashtime nga grupi, pezullime, është në detyrën tuaj që ne të marrim informacion paraprak. Dikush më tha; emrin e ke në korridor, do rrish aty. këtë vend s’ma ka caktuar asnjë prej jush. Sa për dijeni, zoti Basha, unë jam deputeti më i votuar në qarkun e Fierit. Unë përjashtohem nga votuesit jo nga ju. Jam votuar nga demokratët. Është mbyllur historia me mbajtjes në krye të opozitës të një njeriu që është peng i maxhorancës”-,ka thënë Baçi.

Pas