Aktualitet

Inspektorati i Ndërtimit shkon te Federata Shqiptare e Futbollit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 27/01/22 |
Opi Nion

Inspektorati Ndërtimor dhe policia bashkiake këtë të enjte kanë zbarkuar te Federata Shqiptare e Futbollit.

Sipas news 24, ky inspektim lidhet me respektimin e kritereve në ndërtimin e zyrave të reja të FSHF-së.

Kujtojmë se disa ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Organi i akuzës nisi hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Ka qenë Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana, kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit./Opinion.al

 

Pas