Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kërkon falje vjehrrës: Të kam borxh, sot të kuptoj

2019/05/26 at 4:26 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I kërkon falje vjehrrës: Të kam borxh, sot të kuptoj

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare” u njohëm me historinë e Nazmies dhe Xhelimes, nuse dhe vjehrrë. Për mbi 20 vite ato kanë jetuar nën një çati, por tani që mban të njëjtin status, Nazmia ndihet fajtore për mënyrën si është sjellë me të vjehrrën.


Ajo pranon që e ka dashur gjithmonë por nuk dinte sesi ta shprehte, teksa shtoi se nëse i ka borxh një njeriu, ajo është vetëm e vjehrra.

“Jam e martuar me tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem të martuar me dy nuse të mrekullueshme që më kanë dhuruar një nip dhe një mbesë. Një djalë e kam në shtëpi, ndërsa tjetrin e kam në Itali, nusja që jeton me mua më ka sjellë këtu sot. Atë që ka bërë ajo për mua unë s’ja kam bërë vjehrrës. Më dukej normale që i flisja vjehrrës kur doja, bëja çfarë doja, e takoja kur doja. Gjithmonë e kam dashur, por asnjëherë nuk e kam shprehur. Unë jam martuar në vitin 1985 dhe kam jetuar me burrin në Tiranë, në 97-ën ata vijnë nga Librazhdi për të jetuar në Tiranë. Shita shtëpinë që kisha dhe u zhvendosa tek vjehrra, jetuam bashkë 13 veta në një shtëpi sa të ndërtonim shtëpinë e re. Unë isha mësuar që bëja çfarë doja, kisha jetën time. Një vit pas bashkëjetesës dhe sherrit me burrin tim, më vdes babai nga një sëmundje. Mendoja se e vdiqën hallet e mia. Nga ai moment u ftoha pak me njerëzit e burrit. Sa herë zihesha me burrin, vjehrra bënte fajtor djalin e vet, ndërsa mami im i vinte fajin burrit. E vetmja që më fliste ishte vjehrra, unë bëja sikur nuk shikoja kur dilja, ndërsa ajo më fliste gjithmonë dhe më pyeste. Më thërriste bijë, unë vjehrrë. Nëse i kam sot borxh një njeriu, respekt dhe dashuri sot është vetëm vjehrra ime. Ajo ka pasur probleme shëndetësore, ka thyer këmbën, është bërë shumë e ndjeshme. Nuk e mendoja që e përjetonte kaq keq, i thoja ti je aktore. Zëri im dëgjohej deri poshtë. Në pozicionin që jam sot e kuptoj vjehrrën time,” tregoi Nazmia.

Xhemilja, edhe pse e paralizuar vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare”.

Nazmia: Përshëndetje vjehrrë! Më the 50 emra dje, por emrin tim nuk e përmende. Unë të kam dashur gjithmonë siç të kanë dashur të gjithë, por ndoshta nuk ta kam shprehur. Kam ardhur këtu për të kërkuar falje për çdo gjë që të kam shkaktuar në jetë ty. Do të kërkoj falje për ato lot që ke derdhur për mua, për puthjet që s’ti kam kthyer kurrë. Ti asnjëherë nuk ke gabuar, je ndër ata pak persona që ke hyrë në zemrën time dhe s’ke dal asnjëherë. Ti e di që mami dhe babi më kanë vdekur, po ta them këtu para publikut dhe pse nuk e kam bërë kurrë ti je nëna ime për mua.

Xhemilja: Edhe ti je goca ime!

Nazmia: Unë kam ndjekur shembullin tënd dhe prandaj kam ato marrëdhënie të mira me nuset e mia sot. Të dua!

Xhemilja: Edhe unë të dua shumë! Njeriu nuk fryhet me bukë, por me dashuri, marrëdhënie të mira./Opinion.al

 

Etiketa: nazmijanusexhemilja


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Bebe Rexha e thotë troç: I dua të pasmet e mia

Bebe Rexha e thotë troç: I dua të pasmet e mia

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, çfarë thonë sondazhet

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, çfarë thonë sondazhet

Iraku dënon me vdekje tre francezë

Iraku dënon me vdekje tre francezë
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}