Bota

Iraku dënon me vdekje tre francezë


               Publikuar në : 16:58 - 26/05/19 |
el ida

Tre shtetas francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Irak, pasi janë shpallur fajtor për akuzën e pjesëmarrjes në grupin militant, Shteti Islamik (ISIS).

Kevin Gonot, Leonard Lopez dhe Salim Machou kanë të drejtë që të apleojnë vendimin brenda 30 ditësh. Sipas agjencisë së lajmeve AFP tre të dënuarit janë në mesin e 12 francezëve që janë kapur në Siri nga luftëtarët që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe në muajin shkurt, janë dërguar në Irak për t’u gjykuar.

Deri më tani gjykatat irakiane kanë gjykuar qindra militantë të huaj, por asnjëri prej tyre nuk është ekzekutuar.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar ashpër gjykimet e tilla, duke thënë shpesh dënimet mbështeten në prova rrethanore apo nga pranimi i fajit gjatë torturës, ndërsa Franca ende nuk ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës në Bagdad./Opinion.al

 

Pas