Kryesore

I habitur që ftohet në emision, italiani: Shpresoj mos jetë policia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 18/09/22 |
Opi Nion

Ana sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ftuar Masimon, partnerin e saj italian i cili ka qenë një mbështetje mjaft e madhe gjatë jetës së saj. Pasi u diagnostikua me kancer, ajo ka pasur një jetë tepër të vështirë, por me mbështetjen e Masimos ajo e ka përballuar mjaft mirë duke i dhënë dhe forcë për të dashur jetën sa më shumë.

Kur erdhi në studio, Masimo u shpreh i habitur sepse ai nuk njeh asnjë në Shqipëri që ta ftojë në emision dhe mendon se ndoshta mund të jetë dhe policia.

Ardit GjebreaJu kë njihni në Shqipëri që mund t’ju ketë ftuar në studio?

Masimo: Unë në Shqipëri nuk njoh asnjë të jem i sinqertë. Shpresoj vetëm që mos jetë policia që mund të më ketë sjellë këtu.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë ke bërë në Shqipëri që të të thërrasë policia?

Masimo: Shpresoj asnjë gjë. Nuk e di kush mund të ma ketë dërguar këtë ftesë me thënë të drejtën.

Kur Masimo e shikon Anën në ekran thotë se është gruaja e tij dhe emocionohet. Ana e falënderon atë për vullnetin dhe mbështetjen që i ka dhënë prej kaq shumë kohësh dhe nuk ia ka lëshuar kurrë dorën. /tvklan.al

Pas