Kronikë

I dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari shqiptar


               Publikuar në : 11:16 - 20/09/19 |
xhu lia

Një 54-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali është ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

54-vjeçari me iniciale M.P, banues në Tiranë është dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane nën akuzat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Arrestimi i tij u realizua në zonën e Yrshekut në Tiranë. 54-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma. Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë ku do të kryejë dënimin./Opinion.al/

Pas