Aktualitet

I dënuar në Spanjë për drogë, Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë së biznesmenit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 13/09/22 |
Opi Nion

Gjykata e posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e 23 pasuri të biznesmenit Anton Gjinajt. Gjinaj i cili njihet edhe me emrin Pashuk Gjini rezulton të jetë i dënuar në Spanjë në 2010 me 8 vite e 9 muaj burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK vendosi sekuestro për 23 pasuri, 6 prej të cilave biznese, mes tyre dhe kompania e ndërtimit ALESIO 2014 shpk.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se pasuritë e biznesmenit kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se janë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj) aktualisht po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër, pasi është ekstraduar nga Spanja vetëm dy muaj më parë.

 

Pas