Aktualitet

Açka projekligj në Kuvend: Të kthehen plazhet publike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 13/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Flutura Açka, së bashku me nismën ‘Thurje’, e cila kishte mbledhur 10 mijë firma nga qytetarët, do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për kthimin e plazheve publike. Açka tha se do të kërkohen amendime e ndryshime të ligjit për këtë çështje.

Në një dalje për mediat, deputetja u shpreh se 80% e plazheve janë të privatizuara dhe shqiptarët nuk kanë akses për të hyrë. Më tej ajo theksoi se iniciativa për të privatizuar plazhet e ka dëmtuar turizmin.

“Të paktën këtë vit pjesa më e madhe e plazheve shqipare kanë qenë pothuajse të okupuara me çadra të zbrazura. Do kërkojmë amendime e ndryshime të ligjit që  vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik. Në 80% të plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Iniciativa për ta privatizuar plazhet duket dikur ndihmon e rregullon turizmin por e ka dëmtuar. Dhe bizneset vetë e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve. Ky është një peticion i gjerë që ka marë miratimin e shumë shqiptarëve. Ne do ia paraqesim parlamentit me hollësi se çfarë kërkojmë, por është në të drejtën e tyre që gjykojnë, por mendojmë se do i kthejë autoritetin plazhet publike”, tha Açka./Opinion.al

Pas