Kronikë

Atentati në Durrës/ Policia: Është identifikuar mjeti i autorit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 13/09/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e dështuar të ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të një 52-vjeçari, banues në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet me dije se nga veprimet hetimore është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar, ndërsa për arsye hetimi policia nuk jep detaje të tjera.

“Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Në media u tha se objektivi i atentatit ka qenë Akil Nurjaku, por në njoftimin zyrtar nuk përmendet prania e tij në ngjarje.

Pas