Aktualitet

I dënuar në Norvegji, 34-vjeçarit i sekuestrohet në Elbasan pasuria me vlerë 400 mijë €



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 26/10/22 |
Opi Nion

Një 34-vjeçari, i cili është  dënuar në Norvegji me 13 vite burgim, i është sekuestruar pasuria me vlerë 400 mijë Euro.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për Daniele Çela alias Oklid Çela, i dënuar në Norvegji për trafik droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Uniformat blu kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, dhe sekuestruan një apartament, një lokal dhe garazhi i tij në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan, si dhe një ndërtesë dykatëshe në Peqin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara nga veprimtari kriminale, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas