Kronikë

I dënuar me burg në Itali, arrestohet fieraku me 4 emra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 17/10/20 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane. Mësohet se i arrestuari ka disa identitete, Edison Mërtiri, Edison Prifti, Adison Prifti dhe Artan Budo.

Ai është dënuar nga Gjukata e Torinos në Itali me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al

Pas