Kronikë

I akuzuar për vrasje në Vlorë, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 24/09/21 |
Opi Nion

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë ditën e sotme, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet me dije se Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane, kryen ekstradimin nga Gjermania drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Serxhio Cima, 25 vjeç.

Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Teksa sipas njoftimit të autoriteteve njoftohet se më datë 10.05.2019, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash që ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje. Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.

Nga hetimet e kryera dhe nga bisedat telefonike ka rezultuar se një nga bashkëpunëtorët e grupit të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe personi i cili është ekstaduar ditën e sotme./Opinion.al

Pas