Aktualitet

Hynë në fuqi masat e reja, nga sot kush dhunon gruan dëbohet nga shtëpia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 18/11/20 |
Opi Nion

Që nga dita e sotme çdo burrë që dhunon gruan apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga dita e sotme.

Kështu parashikohet në masat e reja kundër dhunës në familje të cilat nga sot do të fillojnë të zbatohen pas miratimit nga Parlamenti në datën 15 tetor të këtij viti.

Tashmë në ligjin e ndryshuar thuhet se Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë.

Po ashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë rehabilitimin e dhunuesit duke urdhëruar të marrë pjesë në programe psikosociale ose në programe të aftësimit prindëror./ Opinion.al

 

 

 

Pas