Kronikë

Emrat/ OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për trafik droge


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 18/11/20 |
Opi Nion

Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar se iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy të dënuarve për trafik droge.

Subjektet e OFL janë identifikuar si Shkëlqim Miri banues në Fushë-Krujë dhe Adem Keçi banues në Durrës.

Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas