Bota

COVID-19/ FDA aprovon testin që mund të bëhen edhe në shtëpi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:19 - 18/11/20 |
Opi Nion

Paralel me kërkimet për krijimin e vaksinës anti-COVID, vijojnë kërkimet dhe për gjetjen e mekanizmave për bërjen sa më të shpejt testin për COVID-19.

Mësohet se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar përdorimin emergjent të testit të parë për COVID-19 që mund ta bëni vetë në shtëpi.

Testi është një provë molekulare, një përdorimshe për vetë-diagnostikimin e koronavirusit. Ai përdor një teknologji të amplifikimit molekular për të kërkuar shenja të materialit gjenetik të koronavirusit.

Testi i ri është i autorizuar për njerëzit e moshës 14 vjeç e lart, të dyshuar për COVID-19 dhe personat nën 13 vjeç, kur kryhet nga një specialist.

Ky është testi i parë që mund të administrohet plotësisht vetë dhe të sigurojë rezultate në shtëpi. Ky opsion i ri i testimit është një përparim i rëndësishëm diagnostikues për të adresuar pandeminë dhe për të zvogëluar barrën publike të transmetimit të sëmundjes,”-tha në një deklaratë Komisioneri i FDA, Dr. Stephen Hahn.

Pas