Kronikë

Arrestohet 33-vjeçari, do të shiste armë dhe tritol në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 18/11/20 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në autostradën Durrës-Tiranë, pasi kishin marrë informacion se ai kishte armë zjarri me vete dhe do t’i shiste në kryeqytet.

I arrestuari është identifikuar me inicialet T. C., banues në Durrës. Gjatë kontrollit në mjetin e 33-vjeçarit, policia ka gjetur një armë zjarri automatik, 6 karikator, 2 kallëp tritoli dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas kishte për qëllim t’i shiste, kundrejt fitimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./ Opinion.al

Pas