Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi profesorin e tij/Meta:Përjetë mirënjohës, prodhoi ikona të peshëngritjes

2021/12/14 at 12:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi profesorin e tij/Meta:Përjetë mirënjohës, prodhoi ikona të peshëngritjes

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se Ferid Berberi është ndarë nga jeta. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se me trishtim e dhimbje ka mësuar se është ndarë nga jeta profesori i tij.


Ndër të tjera presidenti kujton se në rininë e tij berberi ka shkëlqyer si kampion në peshëngritje por edhe ka prodhuar edhe shumë kampionë e rekordmenë.

“Përjetë mirënjohës Profesor Feridit, i cili më tërhoqi edhe mua në magjinë e peshëngritjes, më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive dhe mbi të gjitha se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme”-shkruan Meta.

Gjithashtu ai tregon se Berberi futi metodat më bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes.

“Me shumë trishtim dhe dhembje mësova sot për ndarjen nga jeta të Profesorit tim të dashur, Ferid Berberi, një nga kampionët më jetëgjatë në historinë e sportit tonë për më shumë se katër dekada, ish-trajnerit të madh të peshëngritjes të Ekipit Kombëtar dhe Dinamos.

Në rininë e tij ai jo vetëm shkëlqeu si kampion dhe rekordmen, por prodhoi edhe shumë kampionë e rekordmenë, ikona të peshëngritjes tonë, që shkëlqyen edhe në nivel europian e botëror si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe Ardian Kokonozi.

Përjetë mirënjohës Profesor Feridit, i cili më tërhoqi edhe mua në magjinë e peshëngritjes, më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive dhe mbi të gjitha se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.

Ai futi metodat më bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes. Me profesionalizmin dhe përkushtimin prindëror për të përgatitur denjësisht kampionë dhe rekordmenë, ai do të mbetet i paharruar si shembull i çmuar dhe frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe komunitetit sportiv të peshëngritësve, që humbën sot një personalitet dhe një legjendë të jashtëzakonshme të kësaj disipline.

Kujtimet me Profesor Feridin për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, do t’i ruaj përherë të gjalla si atëherë.

Lamtumirë Kampion! Të prehesh në paqen e merituar!”-shkruan në reagimin e tij Meta./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
Sport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

3 Korrik, 2026 3:21 pm
Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
Politikë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

3 Korrik, 2026 3:04 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

3 Korrik, 2026 3:00 pm
Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
Bota

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

3 Korrik, 2026 2:59 pm
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan
Bota

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të presidentit Erdogan

3 Korrik, 2026 2:55 pm
Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike
Bota

Rritet trafiku detar në Ngushticën strategjike

3 Korrik, 2026 2:53 pm
Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri
Kryesore

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

3 Korrik, 2026 1:31 pm
“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”
Sport

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

3 Korrik, 2026 12:55 pm
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
Bota

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

3 Korrik, 2026 12:52 pm
Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Para
8 Dhjetori/ Ambasada e SHBA:Jemi krah popullit shqiptar teksa përqafon të ardhmen

Planifikoni të udhëtoni drejt SHBA-ve? Ambasada amerikane: Çfarë iu duhet

VIDEO/ Momenti kur vritet në market 29-vjeçari Jurgen Duka

Vrasja e Jurgen Dukës, Policia: Autori u identifikua, është punonjës policie

Tritol me dron kantinës së Lefter Kokës në Durrës

SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka
















TE FUNDIT

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin
3 Korrik, 2026

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e...

Lexo më shumë

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir

Protestuesi i pastroi fytyrën policit, Balla: Si mund të përdoret flamuri si peshqir
3 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë pamje nga protesta e djeshme para Kuvendit, ku shihet një...

Lexo më shumë

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
3 Korrik, 2026

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur...

Lexo më shumë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë

Epstein/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosjet shtesë
3 Korrik, 2026

Sipas ABC News, Departamenti i Drejtësisë refuzoi të jepte informacione shtesë në lidhje me dosjet Epstein, duke pretenduar se dokumentet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}