Rajoni

Hoti i përgjigjet Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 19/12/20 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, cili tha se nuk do të njohë Kosovën për sa kohë do të jetë ai në detyrë.

Në një postim në “Facebook”, Hoti shkruan se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.

Kryeministri Hoti thekson se deklarata e Vuçiç nuk e ndihmon procesin e dialogut mes dy vendeve, ndërsa shton se Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian

Reagimi i Avdullah Hotit

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian./ Opinion.al

Pas