-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 2 korrik 2022



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:08 - 02/07/22 |
Opi Nion

Dashi

Këtë të shtunë dita nis mbarë. Nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të bëni një hap përpara! Në punë nuk përjashtoj kontaktet me qytetet e tjera, inkurajoj bashkëpunimet.

Demi

Në dashuri mund të përjetoni emocione të bukura në sajë të pozicionimit të bukur të Venusit, ndaj përpiquni ta lini veten të përjetojë atë që dëshironi. Sakaq në punë lodhja ndihet, por në fund ju do të jeni fitues.

Binjakët

Yjësi e bukur për ndjenjat, çiftet që janë të konsoliduar prej kohësh mund të vendosin të legalizojnë një martesë. Në punë duhet të bëni një bilanc të situatës dhe të kuptoni se cilat janë prioritetet.

Gaforrja

Këtë ditë të dytë të korrikut në dashuri mund të ketë fërkime të vogla, mos ushqeni polemika të kota. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni ndryshuar kohët e fundit biznesin apo tuaj, duhet të përpiqeni të mendoni për nevojat tuaja reale.

Luani

Nëse keni takuar një person të mirë, shtunën dhe të dielen janë ditë të mira për të mbajtur kontakte. Nga ana tjetër në punë nuk i përjashtoj ndryshimet, ndërsa ju dëshironi të përfshiheni.

Virgjëresha

Përfitoni nga fundjava për të organizuar diçka të këndshme me partnerin, keni nevojë për pak relaksim. Në punë, nga ana tjetër, luaj me diplomaci, nuk mund të thuash gjithmonë gjithçka që mendon.

Peshorja

Këtë 2 korrik mund të keni diçka për t’i thënë partnerit/es tuaj, përpiquni ta bëni në mënyrat dhe tonet e duhura pa dëmtuar ndjeshmërinë e tij/saj. Nga ana tjetër në punë diçka po lëviz, lajme po vijnë.

Akrepi

Qiell i bukur për ndjenjat, çiftet që janë bashkë prej kohësh do ta gjejnë veten më të pasionuar se kurrë. Në punë, nga ana tjetër, hidhini në letër kërkesat tuaja dhe nuk do të ketë keqkuptime.

Shigjetari

Në dashuri mund të ketë disa tensione të vogla, rikuperim gjithsesi prisni në orët e mbrëmjes. Lajme të reja ka nga ana tjetër, për profesionistët e lirë. Favorizim ka për ta.

Bricjapi

Dita e shtunë nis mirë, nëse ka pasur diskutime në dashuri këtë fundjavë mund të rikuperoni sikletin ku mund të jeni përfshirë. Në punë situata është e qëndrueshme, ajo që bëni ju kënaq dhe nuk mungojnë stimujt!

Ujori

Në dashuri nëse jeni beqar shikoni përreth jush, mund të njihni një person të mirë. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni një negociatë të vazhdueshme, mbylleni brenda javës së ardhshme.

Peshqit

Në dashuri një person ju intrigon, por ju nuk e dini nëse është e njëjta gjë edhe nga ana tjetër. Në këtë pikë ju mbetet që të ndiqni intuitën tuaj të pagabueshme dhe të veproni. Në punë jeni pak konfuz, keni nevojë për kohë për të bërë një bilanc të situatës, por në fund do të fitoni!

Pas