Kronikë

Plagosja e 51-vjeçarit, arrestohet autori i dyshuar! Ndalohet edhe një tjetër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 02/07/22 |
Opi Nion

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së Martin Prengës në Fan të Mirditës.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me iniciale F.Gj. Bashkë me 25-vjeçarin është ndaluar edhe një person tjetër si i përfshirë në plagosje.

51-vjeçari Martin Prenga u qëllua me armë mbrëmjen e së premtes në autostradën Rrëshen-Kukës.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit të shtetasit Martin Prenga me dy personat.

51-vjeçari u dërgua në spital dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa shkaqet e konfliktit janë të paqarta./Opinion.al

Pas