Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Homazh per europianet e pare te Shqiperise…

2015/11/22 at 7:08 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Homazh per europianet e pare te Shqiperise…

Nga Blendi Fevziu –


Me 2008, organizatorët e festimeve të Kongresit të Manastirit, një grup trashëgimtarësh …nipa e stërnipa të atyre që qenë mbledhur 100 vjet më parë në qytetin e famshëm shqiptar të Perandorisë Otomane, më ftuan të merrja pjesë në festime si trashëgimtar i Refik Toptanit, njërit prej përfaqësuesve të qytetit të Tiranës në atë kongres. Duke ju përgjigjur ftesës me shumë kënaqësi, zbulova se në listën e kongresit, nuk qëndronte vetëm ky stërgjysh i imi, foton e të cilit në Kongres isha mësuar ta shihja që fëmijë, të varur në një mur të shtëpisë së vjetër, por edhe një tjetër stërgjysh, Abdyl Ypi, që ishte ulur në atë sallë për të marrë një prej vendimeve më të rëndësishme për shqiptarët: krijimin e një alfabeti dhe një alfabeti latin. I gjendur mes kujtimit të së dyve, në pamundësi për arsye impenjimesh për të qenë në atë sallë në Shkup dhe i mrekulluar nga organizimi, vendosa që pikat e diskutimit tim për atë takim, t’i mblidhja në një shkrim, që sjell gjithë reflektimet për atë moment të rëndësishëm historik për shqiptarët, por edhe më gjerë.
Shume here qe nga ajo kohe jam munduar të sjell ndërmend rrugëtimin e gjatë të dy stërgjyshërve të mi, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Stambolli, drejt Manastirit. Jam munduar të sjell ndërmend kalvarin e gjatë të udhëtimit edhe të së tjerëve, një grushti burrash dhe një gruaje, që qenë mbledhur nga gjithë rrethet e Shqipërisë për të vendosur diçka që 99 % e shqiptarëve as e dinin se çfarë ishte, alfabetin shqip. 100 vjet më pas, rrugëtimi i tyre merr një vlerë edhe më të veçantë, jo thjeshtë për qëllimin që u mblodhën, por edhe për një leksion historik që ne, më shumë se kushdo, duhet ta marrim parasysh. Ai grusht burrash që vinin nga të gjitha qytetet dhe provincat e Shqipërisë të zhytur në injorancë dhe mjerim, vendosi pa asnjë hezitim që Shqipëria jo vetëm të kishte një alfabet, që gjuha shqipe të shkruhej, por të ishte edhe një alfabet latin. Në një moment që Shqipëria ishte thjeshtë një nocion, pa kufij, pa perspektivë, pjesë e perandorisë otomane dhe një vend i dominuar nga orientalizmi 500 vjeçar, ai grup burrash vendosi pa hezitim se e ardhmja e vendit duhej të ishte Evropa Perëndimore dhe vetëm ajo.

Ata përcaktuan atë model të vetëm zhvillimi për një vend që thuajse aspak nuk e njihte atë. Në një mënyrë, kam bindjen se ata pak burra pro evropianë dhe pro perëndimorë, një pjesë e të cilëve do të qenë 4 vjet më pas edhe protagonistë të pavarësisë në Vlorë apo në çdo qytet të Shqipërisë, me bindjet e tyre të panjohura për shqiptarët e thjeshtë, përcaktuan rrugën evropiane të Shqipërisë. I dhanë asaj një alfabet latin, një vizion drejt demokracive perëndimore dhe një model zhvillimi si ai i Vjenës, Londrës apo Parisit. Të edukuar në perëndim, ata mund të krahasohen fare mirë me baballarët e pavarësisë amerikane, që hodhën themelet e demokracisë atje, plot 230 e ca vjet më parë.
100 vjet më pas, unë besoj se pavarësisht që ëndrra e tyre nuk është bërë realitet, ajo padyshim që ka triumfuar në Shqipëri. Ne nuk jemi ende pjesë e Evropës së Bashkuar, por e ardhmja evropiane e Shqipërisë është një destinacion 100% i miratuar nga shqiptarët dhe një destinacion pa kthim. Ne nuk jemi sot, ashtu si ata mendonin: si Vjena, Londra, Roma apo Parisi. Nëse një regjim satanik si ai komunist nuk do të kishte pllakosur vendin për 100 vjet; nëse një regjim si ai nuk do ta kishte kërcënuar seriozisht dhe fort ëndrrën e tyre pro evropiane, ne padyshim që do të ishin sot si ata kishin ëndërruar dikur. Por në një vend që ka humbur 50 vjet të zhvillimit të tij në një eksperiment absurd komunist ka gjetur gjithsesi fuqinë të shohë drejt të ardhmes.
Kam frikë se vitet që pasuan kongresin e Manastirit, nuk kanë qenë shumë të këndshme për ta. 4 vjet më pas, ata panë pavarësinë e Shqipërisë, por panë se si troje shqiptare në Kosovë, Çamëri apo në Maqedoninë e sotme mbetën jashtë kufijve zyrtarë. Panë përpjekjet e pafundme për krijimin e një shteti serioz shqiptar dhe konsolidimin e tij. Ata u përpoqën të gjithë bashkë për të, dikush duke dhënë edhe jetën si stërgjyshi im, Abdyl Ypi, që u vra thjeshtë pse ishte organizator i Kongresit të Lushnjës, njërit prej eventeve më të rëndësishme të Shqipërisë.
Sot, 100 vjet më pas, nipat dhe stërnipat e tyre kanë mundësi t’ju thonë, duke ju vënë një tufë lule mbi varr se ajo që ata ëndërruan nuk është aq larg. Shqipëria ka një alfabet, latin si ata e ëndërruan; Shqipëria ka librat, letërsinë dhe kulturën e saj; se Shqipëria është një shtet që aspiron shpejt të jetë pjesë zyrtare e Bashkimit Evropian; se Kosova është sot e pavarur një shtet me një të ardhme të sigurt dhe evropiane, se shqiptarët janë element shtetformues në Maqedoni dhe se shqipja është atje së paku zyrtarisht, gjuhë e administratës. 100 vjet më pas, ne kemi mundësi, por edhe bindjen për t’ju thënë atij grushti burrash, faleminderit për shtegun që na hapët dhe për drejtimin që na dhatë, herët apo vonë, do të jemi atje…
Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Para
Të vërtetat dhe mitet mbi ISIS, kush është realisht?

Të vërtetat dhe mitet mbi ISIS, kush është realisht?

Sërish panik në stacionin verior të Parisit 

Sërish panik në stacionin verior të Parisit 

31 vjeçarja 6 muaj shtatzënë, trafikante dhe përdoruese droge 

31 vjeçarja 6 muaj shtatzënë, trafikante dhe përdoruese droge 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
12 Korrik, 2025

Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
12 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten...

Lexo më shumë

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
12 Korrik, 2025

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së...

Lexo më shumë

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
12 Korrik, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com