Kronikë

Hodhi gruan dhe më pas veten nga kati 6, dëshmi për rastin e shqiptarëve në Nju Jork



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 07/08/22 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar shqiptar hodhi nga dritarja e katit të gjashtë gruan e tij 28 vjeçare dhe më pas u hodh dhe vetë. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Nju Jork, ndërsa çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Florind Belliu, me profesion prej disa vitesh ishte vendosur në Nju Jork, ndërsa janë të paqarta shkaqet që e kanë shtyrë drejt vendimir ekstrem.

Dëshmitë flasin për një gjendje të rënduar të 35-vjeçarit, ndërsa punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe i pyeti nëse kishin ndonjë problem

“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson. Ai shtpi se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri i kishte kërkuar që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit.
“Unë i thashë: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Ai u zemërua dhe tha “OK”./Opinion.al

 

Pas