Bota

“Hitleri kishte gjak hebre”, Lavrov zemëron Izraelin me deklaratën e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 02/05/22 |
Opi Nion

Deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka zgjuar një reagim të furishëm në Izrael.

Reagimet erdhën pasi ai  pasi tha se lideri nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.

Sergei Lavrov e bëri këtë deklaratë duke u përpjekur të justifikonte pushtimin e Ukrainës.

I pyetur në një intervistë televizive në Itali, se si Rusia mund ta portretizojë Ukrainën si një vend nazist kur vetë presidenti i Ukrainës është hebre, Lavrov tha se kjo ishte e parëndësishme.

“Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se edhe Hitleri kishte gjak hebre”,-tha ai.

Argumenti i tij u ngrit mbi një pretendim historik të paprovuar se gjyshi nga babai i Hitlerit mund të ketë qenë hebre. Nën Hitlerin, Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.

Ministri i Jashtëm i Izraelit e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme dhe të egër… si dhe një gabim të tmerrshëm historik”./Opinion.al

Pas