Deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka zgjuar një reagim të furishëm në Izrael.
Reagimet erdhën pasi ai pasi tha se lideri nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.
Sergei Lavrov e bëri këtë deklaratë duke u përpjekur të justifikonte pushtimin e Ukrainës.
I pyetur në një intervistë televizive në Itali, se si Rusia mund ta portretizojë Ukrainën si një vend nazist kur vetë presidenti i Ukrainës është hebre, Lavrov tha se kjo ishte e parëndësishme.
“Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se edhe Hitleri kishte gjak hebre”,-tha ai.
Argumenti i tij u ngrit mbi një pretendim historik të paprovuar se gjyshi nga babai i Hitlerit mund të ketë qenë hebre. Nën Hitlerin, Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.
Ministri i Jashtëm i Izraelit e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme dhe të egër… si dhe një gabim të tmerrshëm historik”./Opinion.al