Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

2025/12/18 at 9:43 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për raportin e tij me babain. Ai u shpreh se pavarësisht se ai kishte autoritet, nuk i ka ndikuar asnjëherë në mendime.

Ai rrëfeu se është rritur edhe me gjyshen dhe se ka qenë shumë i lidhur me të.   Po ashtu, nuk la pa treguar edhe një nga gjërat që ia ka thënë gjyshja dhe që e mban si pikë referimi për veten e tij.

“Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që mendo si mendoj unë. Ne ishim në një shtëpi ku unë dhe gjyshja faktikisht flinim në një dhomë. Ishte një dhomë e vogël dhe kishim dy krevatë. Unë zgjohesha me gjyshen, flija me gjyshen. Dëgjoja gjyshen nga mëngjesi. Prindërit ishin shumë kërkues, por unë isha içik më ndryshe dhe isha içik më hall. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç i ndodh të gjithë fëmijëve kërkoja strehë te gjyshja sepse me gjyshen ishim shumë të afërt. Dhe gjyshja ime thoshte dhe kishte një mënyrë shumë origjinale për të më ngushëlluar. Më thoshte, shiko mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën e tyre, kjo është detyra e tyre dhe duhet ta bëjnë. Duhet të të thonë ty çfarë bëre gabim. Nga ana tjetër ti do bëhesh burrë dhe burrat të gjithë bëjnë gabime, kështu që do bësh gabime, do bësh gjëra për të cilat të tjerët nuk do jenë të kënaqur vetëm të lutem thoshte mos harro asnjëherë që shumë njerëz do takosh në jetë, shumë gjëra do të të thonë, por takimi më i rëndësishëm është ai që do bësh të fundit. Takimi i fundit është me dikë që është një plak shumë i vjetër me flokë të bardha, të gjata, me mjekër të bardhë që quhet Shën Pjetër thoshte. Dhe kur të shkosh te ai… Kjo lidhej me faktin që prindërit e kishin bezdi që shoqërohesha me djem më të mëdhenj se vetja. Natyrisht ata me të drejtë thoshin ç’punë ka ky 10 vjeç me 15-vjeçar, 15 vjeç me 25-vjeçar dhe ajo thoshte, ky është njeriu më i rëndësishëm që të takosh sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr. Dhe do të të pyesë po hë më thuaj çfarë ke bërë deri tani? Si e ke kaluar jetën? Ti do thuash kam bërë këtë, kam bërë atë, kam punuar. Asgjë nga këto nuk mjafton sepse do thotë, të gjitha këto për veten tënde i ke bërë, po për të tjerët çfarë ke bërë? Kjo më rivjen sidomos në rastet kur ndjehem i ngarkuar nga ndonjë gjë, nga ndonjë situatë. Ose kur vjen një moment që ajo sasia e baltës bëhet e madhe dhe njeriu thotë po çfarë merrem unë me këtë histori. Pastaj më vjen kjo si një mënyrë për të kujtuar që kam bërë këtë e atë. Në këtë kuptim është një balancë që anon nga kjo anë”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
Aktualitet

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar, 2026 11:38 am
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit
Sport

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit

19 Janar, 2026 10:31 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

19 Janar, 2026 9:10 am
Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë
Bota

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë

19 Janar, 2026 8:51 am
39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë
Bota

39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë

19 Janar, 2026 8:49 am
Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike
Aktualitet

Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike

19 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:40 am
Para
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

"I kisha flokët më të gjata", Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në...

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

TE FUNDIT

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
19 Janar, 2026

Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin...

Lexo më shumë

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
19 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në Bordin e Paqes, me ftesë të Donald...

Lexo më shumë

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit
19 Janar, 2026

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut të dielën në sfidën...

Lexo më shumë

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në Adamuz të Spanjës, ku përplasja e dy trenave i mori...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com