Aktualitet

Historia e kosovares që la burrin në Zvicër për xhihadistin e ISIS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 19/11/15 |
b.f

PRISHTINE- ​Nora Zuzaku 20 vjeç kishte lënë burrin, me të cilin ishte e martuar në Zvicër, për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, në Vërbicë të Gjilanit.

Ajo është njohur përmes rrjeteve sociale me Tahir Isufin. Ky i fundit kishte lënë dy gra në shtëpinë e tij në Mitrovicë dhe luftonte përkrah ISIS prej disa muajsh.

Ai ishte kthyer para pak ditësh në Kosovë për të marrë të dashurën. Më 14 Nëntor 29 vjeçari Tahir Isufi me Norën dhe shokun e tij Ismajl Zenelin 21 vjeç morën rrugën për Siri.

Ata kishin udhëtuar me autobus deri në pikën doganore Hani i Elezit dhe nga aty kishin marrë një taksi për të shkuar deri në Aeroportin e Shkupit dhe më andej në Stamboll.

Ata u zbuluan nga autoritetet turke më të mbërritur në Stamboll dhe u kthyen mbrapsht. Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, tre personat janë arrestuar nga policia, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Bashkimit apo pjesëmarrjes në një formacion të jashtëm paraushtarak ose parapolicor”. Gjykata në Kosovë i ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 muaj.

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. po ça lesh denimi me vdekje,te gjithe atje po vdesin.Budallenje pa asnji klase shkolle dijne vetem “Allahu ekbar” bum nji mortaj e shkojn ne lesh te s’emes.Ato shkojne me 21 virgjeresha e grat e tyre ketu 22 hamshore.Kjo eshte jeta me te bukurat e saj.Edhe ndonje dite se ua q… root Putini e Franca.

  2. Të gjithë shtetasit shqiptarë që marin pjesë në luft me të gjitha format, në bashkëpunim me terrorizmin duhen dënuar me burgim të përjetshëm

Pas