Te Fundit

20 vjet pas Dejtonit… dhe sulmet e Parisit. Disa gjëra nuk ndryshojnë asnjëherë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 19/11/15 |
root

Nga Majkëll Goldfarb

Një vend shpërbëhet në luftë civile. Një konflikt i shenjuar prej një rikthimi të paimagjinueshëm në barbarizmin mesjetar. I pasuar me një eksod të përmasave biblike. “Komuniteti ndërkombëtar” mbledh duart kryq dhe nuk arrin të bashkohet për të ndalur vrasjet.

Kjo është Siria sot.

Kjo ishte Bosnja 20 vjet më parë.

OKB rezulton e padobishme për të ndalur vrasjet. Shtetet europianë rrinë e vështrojnë, dhe presin që SHBA të marrë udhëheqjen. Presidenti amerikan nuk bën asgjë, për shkak se ka një kongres bipartizan të paprecedentë, dhe një opinion publik, i cili vazhdon të mos kapërdijë dot një dështim ushtarak të një tjetër epoke.

Kjo është Siria sot (dështimi është Iraku).

Kjo ishte Bosnja 20 vjet më parë (dështimi ishte Vietnami).

Megjithatë, në një farë mënyre, Bosnja u zgjidh, ndërkohë që Siria mbetet një problem edhe më i madh, se çdo lloj problemi që do të ishte imagjinuar në fillimet e epokës së pasluftës së ftohtë. Pasojat e luftës civile në atë vende, muajin e fundit kanë marrë 120 jetë në Paris dhe 224 në një avion civil rus, plus dhjetërat e përjavshëm në Lindjen e Mesme.

Pak orë përpara se në Paris të niste kasaphana, po intervistoja Tomas Danëllin, të “American Enterprise Institute”. 20 vjet më parë, si ishte specialist i lartë në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura të Kongresit.

Po e pyesja, se si kishte qenë e mundur për Bill Klintonin, dhe një kongres me shumicë republikane, që të punonin së bashku për t’u dhënë fund luftimeve në Bosnjë, dhe më pas të hartonin një marrëveshje paqeje, e cila do të garantohej duke dërguar 20 mijë trupa amerikane, si pjesë e forcës ndërkombëtare “të implementimit”. Arsyeja përse po flisja me Danëllin ishte se, si këtë muaj 20 vjet më parë, në bazën ajrore në Dejton, Ohajo, SHBA uli në një tavolinë tre udhëheqësit e fraksioneve ndërluftues në Bosnjë – Sllobodan Millosheviçin, Franjo Tuxhmanin dhe Alija Izetbejgoviçin – dhe në fund, përmbyllën Marrëveshjen e Dejtonit.

Përse ishte e mundur atëherë, dhe asgjë e ngjashme nuk është përpjekur të arrihet tani?

Danëlli thotë se shumë republikanë në Kongres, 20 vjet më parë, udhëhiqeshin nga një “ndjesi shumë e fortë e padrejtësisë”, që po vuanin myslimanët e Bosnjës. Boshnjakët po goditeshin nga të katër anët, por po pengoheshin që të siguronin armë, për t’u vetëmbrojtur.

Udhëheqësit republikanë ishin të gatshëm të punonin me Klintonin, sepse sipas këndvështrimit të Danëllit, “kishin mbërritur në një pikë ku, të bënin gjënë e duhur, ishte shumë më e rëndësishme se sa mosbesimi ndaj Klintonit”.

Ndërsa në Uashingtonin e sotëm, fatkeqësisht, mosbesimi është mbi gjithçka.

* * *

1995 ishte një epokë më e mirë në Uashington, ndonëse në atë kohë nuk dukej kështu. Njut Gingriç ende nuk kish mbushur vitin me Revolucionin Republikan. Retorika e tij “zjarrhedhëse” ishte diçka e re dhe e fortë, por nuk mbështetej me veprime. Proçeset e zakonshëm legjislativë vazhdonin. Aksionet bipartizanë ishin të mundshëm, sidomos në lidhje me Bosnjësn.

“Ishte diçka breznore”, sipas Danëllit. Ishte gjithashtu një çështje eksperience. Individë që kishin parë luftime reale, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Bob Doll, i plagosur rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe përfaqësuesi republikan, Dankën Hantër, një veteran i dekoruar i Vietnamit, e kuptonin se siguria kombëtare ishte mbi interesat partiake, dhe se një element thelbësor i sigurisë së Amerikës vinte nga një president, që ishte në gjendje të zbatonte politikën e jashtme, pa i patur duart e lidhura prapa shpine. Ndoshta ata kuptonin edhe që, po të presësh Europën që të mbledhë veten pas një krize, atëherë do të të duhet të presësh për një kohë të gjatë, dhe do të përfundosh me një telash edhe më të madh.

Ky ishte sfondi i ngjarjeve që çuan tek Dejtoni.

Teksa Jugosllavia shpërbëhej, udhëheqësit europianë i bënë thirrje SHBA që të mso përzihej. Por në fund, shtetet e mëdhenj të Europës nuk ishin në gjendje të binin dakord, se çfarë duhej bërë për të ndalur vrasjet. Zgjidhja e tyre ishte t’ia ngarkonin problemin OKB-së, e cila bëri bashkë një forcë të dobët mbrojtjeje, e përbërë kryesisht nga ushtarë të ushtrive europiane. Mandati i tyre ishte të vëzhgonin luftimet dhe të ruanin zonat e sigurta të krijuara prej OKB-së.

Rregullat e angazhimit për këto njësi europiane ishin tejet të kufizuara. Politikanë si Doll mbronin armatimin e myslimanëve të Bosnjës, për t’u dhënë atyre një shans kundër fuqisë së madhe të serbëve. Politikanë si Sekretari i Jashtëm britanik, Dagllas Hërd, argumentonin kundër kësaj. Do të ishte si t’i hidhej benzinë zjarrit, sipas tij, dhe forcat britanike dhe europiane në terren do të viheshin në rrezik.

Në takime publikë dhe diplomatikë, Klintoni, duke bërë kujdes që të ruante marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, binte dakord me Hërdin. Në prapaskenë, Shtëpia e Bardhë punonte që të armatoste myslimanët. Në fillim, një marrëveshje paqeje mes boshnjakëve dhe kroatëve, të cilët kishin luftuar në pjesën perëndimore të vendit, u firmos në 1994. Kështu, u mundësua kalimi ia rmëve tek myslimanët e Bosnjës, përmes Kroacisë. Origjina e armëve ishte Irani. Po, pikërisht, ai Iran.

Gjithçka iu mbajt e fshehtë popullit amerikan. Publikisht, Doll dhe kolegët e tij republikanë vazhduan sulmet duke ikërkuar Klintonit që të hiqte embargon e armëve. Por ata e dinin mirë se çfarë po ndodhte.

Për të përmbyllur marrëveshjen, nevojitej më shumë aksion bipartizan.

Pas masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, SHBA më në fund mori në dorë frenat. NATO bombardoi objektivat serbe, forcat e riarmatosura të myslimanëve të Bosnjës u bashkuan me kroatët për të dëbuar serbët nga pjesa perëndimore e vendit, dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit, Riçard Hollbruk u dërgua në rajon, për të bërë bashkë tre palët, që të pushonin luftimet dhe të negocionin një marrëveshje paqeje. Nuk ishte e kollajtë t’i rezistoje Hollbrukut, dhe kështu udhëheqësit fluturuan drejt Dejtonit.

Për të përmbyllur marrëveshjen, duheshin të dy palët. Udhëheqësit europianë këmbëngulën që ushtarët amerikanë të dërgoheshin në Bosnjë, për t’iu bashkuar trupave të tyre në implementimin e Marrëveshjes. Klintoni ra dakord të dërgonte 20 mijë trupa.

Kjo nuk ishte një politikë që Doll e mbështeste. Dërgimi i ushtarëve amerikanë, nën jë operacion, parametrat e të cilit nuk ishin përcaktuar ende, nuk ishte diçka që e bënte të ndihej rehat. As krahun e tij të djathtë, Senatorin republikan Xhon MekKein, i cili e njihte mirë nga përvoja e tij në Vietnam, potencialin e misioneve këshillimorë, për t’u shndërruar në angazhime ushtarakë që përfundojnë me luftëra totale me shumë viktima dhe të burgosur lufte.

Votuesit amerikanë ranë dakord me këta të dy. Vetëm një e treta dëshironte dërgim trupash në Bosnje.

Por në fund, Klintonit iu desh të ofronte garancinë e trupave për të vulosur marrëveshjen me aleatët europianë, të cilët kërkonin një angazhim të Amerikës për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes. Doll ofroi udhëheqjen, për t’i bërë republikanët të mbështesnin Klintonin.

Ai u tha republikanëve pas firmosjes së marrëveshjes: “Ne kemi një president. Ai është komandant i përgjithshëm. Ai e mori vendimin”. Mendimeve të tij iu bëri jehonë MekKein: “Kur fjala e Presidentit nuk është më e besueshme jashtë vendit, atëherë amerikanët janë më pak të sigurtë”.

Doll ishte në një situatë veçanërisht të vështirë. Ai do të ishte, me shumë gjasa, kandidati republikan për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Rivalët do ta “shtypnin”, nëse ushtarët amerikanë do të përfundonin në luftime. Klintoni do të merrte meritën nëse marrëveshja funksiononte, dhe nëse misioni paqeruajtës i ushtarëve do të ishte i suksesshëm. Nga cilado anë që ta shihje, senatori po ndihmonte rivalin e tij. Dhe kështu doli. Ai humbi përballë Klintonit në zgjedhjet e 1996-ës. Por Dejtoni funksionoi. Ushtarët amerikanë ndihmuan që marrëveshja të hidhte rrënjë në Bosnjë.

* * *

Eshtë e pamundur të imagjinosh ndonjë prej kandidatëve republikanë sot, që të bëjnë një sakrificë të ngjashme për interesin kombëtar. Eshtë edhe më pak e mundur të imagjinosh që republikanët e Tea Party që dominojnë Kongresin, duke i lënë një presidenti demokrat hapësirën e nevojshme, me qëllim që ai të japë fjalën e tij në diskutime me një aleat, dhe të dijë që është i besueshëm. Republikanët e Kongresit po kërcënojnë tashmë, që të përdorin buxhetin për të “ndalur” qeverinë, nëse Presidenti Obama i qëndron angazhimit të tij për të pranuar më shumë refugjatë nga Siria.

Udhëheqësit europianë duhet të jenë duke vrarë mendjen, teksa përballen me bomba nëpër rrugë dhe qindra-mijëra refugjatë që largohen prej Sirisë dhe Irakut, se sa kohë do të kalojë, përpara se politikanët amerikanë të mësojnë formulimin e thjeshtë të Doll: “Kemi vetëm një president. Ai është komandant i përgjithshëm”.

Dhe sot, më shumë se kurrë, ai pranim i rolit të presidentit është i domosdoshëm, pasi ndërkohë që politika amerikane ka ndryshuar, gjërat e tjera nuk kanë ndryshuar.

Një javë pasi Doll pranoi supremacinë e presidentit në vendim-marrjen për çështjet e jashtme, Marrëveshja e Dejtonit u firmos në një ceremoni në Paris. Pesë muaj më herët, terroristët islamikë kishin kryer tre sulme me bombë në kryeqytetin francez.

Sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më shumë mbeten njësoj. / Politico /

Për analizat dhe komentet më të fundit mbi ngjarjet ndërkombëtare, vizitoni www.bota.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas