Kronikë

Himarë/Grabiste dhe përdhunonte gratë e moshuara, pranga të riut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 17/10/20 |
el ida

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Vlorës. I riu ishte në kërkim si autor i disa grabitjeve në Palasë, ndërsa akuzohet edhe për përdhunimin e disa grave të moshuara në zonën e Himarës.

Në momentin e arrestimit nga policia identiteti i tij është mbajtur i fshehur, ndërsa kokën e kishte të mbuluar me një thes të zi plastmasi.

Sikurse raporton News 24, autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur , ndërsa mësohet se në dëshminë që ka dhënë në komisariat, ai e  ka mohuar përfshirjen në këto ngjarje./Opinion.al

 

Pas