Rajoni

Trafik droge në Itali, pranga familjes shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:21 - 17/10/20 |
el ida

Një operacion i nisur në Itali një vit më parë ka vënë në pranga 9 persona, një pjesë e të cilëve shqiptarë dhe anëtarë të së njëjtës familje.

Operacioni i ndërmarrë nga karabinierët në Pesaro është finalizuar me sekuestrimin e 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro. Hetimet zgjatën për rreth një vit, ndërkohë që ato nisën pas denoncimit të një personi të varur nga kokaina i cili pretendoi se po shkatërrohej për shkak të borxheve të kokainës.

Në vitin 2019 policia vuri në pranga 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini dhe më pas 35-vjeçarin shqiptar me iniciale M.B., me banim në Pesaro. Gjithashtu në pranga u vu edhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të vitit 2019,  gruas me iniciale S.D.T., dhe italianit G.D, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën veprimtarinë e tyre të paligjshme duke përfunduar në burg.

Pas