Bota

Kina eksperimenton vaksinën kundër Covid, qindra vetë në radhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 17/10/20 |
el ida

Kina është duke eksperimentuar një vaksinë ende të pamiratuar kundër koronavirusit, ndërkohë që qindra persona qëndruan në radhë përpara spitalit në Yiwu në Zhejiang për të marr vullnetarisht një dozë të saj.

Vaksina që është ende në fazën e testimeve klinike, kishte një kosto prej 60 dollarësh.

Vullnetarëve iu kërkua të nënshkruanin një dokument për të treguar efektet e mundshme anësore të vaksinës, përpara se të merrnin një dozë të saj.

Vaksina që mban emrin CoronaVac, është zhvilluar nga kompania shtetërore Sinovac Biotech.

Personat që u përfshinë në këtë testim do të marrin një tjetër takim me mjekët pas 28 ditësh, për të parë ecurinë e vaksinës dhe reagimin në organizmat e tyre./Opinion.al

Pas