Aktualitet

Shëngjin, gjendet një jaht i braktisur në det


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 17/10/20 |
el ida

Një jaht është gjendur i braktisur në det mbrëmjen e së shtunës. Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues është konstatuar nga Policia Kufitare në afërsi të Shëngjinit, por nuk dihet se cili është poseduesi i tij.

Në bordin e mjetit lundrues nuk është gjetur asnjë person dhe nuk janë gjetur dokumenta që tregojnë pronësinë e tij.

Mësohet se jahti ka një flamur slloven dhe ka qenë i mbajtur nën vëzhgim nga policia prej mbrëmjes së të premtes. Pritet informacioni i policisë për zbardhjen e detajeve të mëtejshme./Opinion.al

 

Pas