Kronikë

Video/Pallati për të cilin u vra biznesmeni Goro  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 17/10/20 |
el ida

Biznesmeni Niko Goro u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në Himarë, ndërsa dilte nga marketi i motrës së tij. Kjo e fundit mbeti e plagosur gjatë sulmit me armë që i mori jetën vëllait të saj 51-vjeçar.

Policia arriti të ndjekë dhe arrestojë autorin e ngjarjes, i cili ishte 53-vjeçari Kliti Leka me banim në Tiranë. Policia sekuestroi gjithashtu armën e dyshuar të krimit, tip kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Sipas informacioneve të bëra publike, mes viktimës dhe autorit ka patur një konflikt të hershëm për shkak të disa detyrimeve financiare që Niko Goro kishte kundrejt 53-vjeçarit Leka.

Sikurse raporton Abc neës, autori i ngjarjes kishte deklaruar në Polici, se Goro i kishte marr tokën për të ndërtuar pallat dhe nuk kishte shlyer detyrimet ndaj tij. Në videon më poshtë, shihet edhe ndërtimi, për të cilin ka nisur konflikti mes viktimës dhe autorit./Opinion.al

 

Pas